Napoli e zyrtarizon, Conte bëhet trajneri më i paguar në Seria A!

Sport

Napoli e zyrtarizon, Conte bëhet trajneri më i paguar në Seria A!

Antonio Conte është zyrtarisht trajneri i ri i Napolit.

Trajneri shumë i njohur, pas 1 viti pushim, është rikthyer në aktivitet duke firmosur për 3 vite me napoletanët.

Nga marrëveshja 54-vjeçari do përfitojë një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon, duke e bërë atë trajnerin më të paguar në Seria A.

Arsyeja që e bindi Conten të firmosë me Napolin është se presidenti de Laurentiis i ka premtuar atij një merkato prej 200 milionë eurosh, ndërsa lojtari i parë që ka kërkuar italiani është Lukaku.

Pas firmosjes së kontratës Conte ka thënë se është shumë i lumtur dhe është zotuar ta rrisë ekipin dhe klubin në nivel global.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion