Sherr mes disa të rinjve në Elbasan, plagoset një prej tyre. Dërgohet me urgjencë në spital
Lajmifundit
/
31 March 2021, 20:24
Aktualitet

Një konflikt mes një grupi të rinjsh ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, në lagjen “Skënderbej”. Si pasojë e sherrit ku janë përdorur edhe sende të forta ka mbetur i plagosur një person.
I riu është duke u transportuar në spitalin kirurgjikal të Elbasanit, por ende nuk ka të dhëna për gjendjen e tij.


