Mesazhe provokative dhe hedhjet e objekteve në fushë, UEFA nis procedime ndaj Shqipërisë
Shqipëria duket se do përballet me katër akuza të UEFA-s për një “mesazh provokues” që dyshohet se është shfaqur nga tifozët edhe sjellje të tjera në një humbjen ndaj Italisë.
UEFA tha të dielën se Federata Shqiptare e Futbollit po përballet me procedime disiplinore për mesazhin, hedhjen e objekteve, përdorimin e fishekzjarrëve dhe një “pushtim të fushës së lojës”, me tifozin që hyri në fushë.
UEFA nuk e theksoi se për cilin mesazh kundërshtoi, vetëm se akuza lidhet me “transmetimin e një mesazhi provokues të papërshtatshëm për një ngjarje sportive”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Disa tifozë shqiptarë kishin ekspozuar flamujt e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./tch