Mes PSG dhe Juventusit, për 8 milionë euro, ja skuadra që zgjodhi Donnarumma

Sport

Mes PSG dhe Juventusit, për 8 milionë euro, ja skuadra që zgjodhi

Tashmë është zyrtare që Donnarumma nuk do jetë më pjesë e Milanit, ndërsa mediat shkruajnë se 22-vjeçari ka zgjedhur të qëndrojë po në Serinë A. Mësohet se Juventus është duke u përgatitur për afatin kalimtar veror dhe do shtojnë në skuadër ish- milanistin, si agjent i lirë.

Puna e mirë e Maldinit duke mos lejuar agjentin Mino Raiola të bëjë presion, përfundon me largimin e italianit nga “San Siro”. 22-vjeçari do t’i bashkohet “Bianconerëve” me kontratë pesëvjeçare me vlerë 8 milionë euro për sezon.

Paratici thuhet se është duke e mbyllur marrëveshjen me Donnarumman, që do jetë titullar te gjiganti italian. Ndërkohë, Milan ka kompletuar transferimin e Mike Maignan nga Lille për 15 milionë euro

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion