Marcelo paguan 600 euro gjobë, theu rregullat e Covid-19

Sport

Marcelo paguan 600 euro gjobë, theu rregullat e Covid-19

Ylli madrilen, Marcelo njihet për shpirtin rebel dhe për thyerjen e rregullave. Ai këtë herë ka thyer një rregull që në fakt i rrezikon jetën. Fundjavën e kaluar, braziliani i Real Madrid theu rregullat e izolimit, të vendosura nga shteti spanjoll dhe la Madridin e fluturoi drejt Valencias në një nga plazhet më të bukura atje.

Jo vetëm kaq, por ai u gjobit edhe për publikimin e një fotoje pa maske në një vend publik. 600 euro ishte gjoba, asgjë për Marcelon, por nuk ishte as e para, as e fundit. Mbrojtësit të majtë pak vite më parë i duhej të paguante rreth 800 mijë euro për shkelje të ligjit për taksat, me qëllim shmangien e tyre. Në vitet 2011 dhe 2012 ai është gjobitur 150 mijë euro për dy shkelje në lidhje disa deklarata paragjykuese të bëra nga vetë ai.

Ndërkohë në vitin 2013 ai pagoi 6 mijë euro për shkelje rrugore dhe në vitin 2012 gjithashtu ai pagoi plot 157 mijë euro për shkak se u kap nga policia duke ngarë makinën e tij pa patentë.

ME TE LEXUARAT