Çaji Matcha dhe Arjan Konomi, Elvisi ironizon edhe njëherë opinionistin

Elvisi dhe ironitë e tij kundrejt Arjan Konomit duket se nuk do të marrin fund asnjëherë. Elvisi ka “sulmuar” edhe njëherë opinionistin e Përputhen, lidhur me debatet që ka bërë në studio me konkurrentët e tjerë.
Edhe këtë herë sulmi vjen nga bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram. Dikush i thotë se ai nuk doli vetë, por e nxorri Arjani, mesazh për të cilin Elvisi ka diçka për të thënë.

“Po pse gënjen veten ore që ke dalë me dëshirë, kur Arjani të tha shporru”, shkruan ndjekësi,
“@Kristianmarcinaj jepju çaj MAtcha me karar njerzve, mos jua shit pa rekomandim mjeku”, i përgjigjet Elvisi, ndërsa ka vëndosur videon e debatit mes tij dhe Arjanit, ditën kur ai u largua nga emisioni.


