Manchester United shumë pranë akordit me talentin francez

Sport

Manchester United shumë pranë akordit me talentin francez

Manchester United thuhet se ka kërkuar nënshkrimin e mesfushorit të Marseille, Boubacar Kamara gjatë merkatos së dimrit.

Kamara ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij me ‘Les Olympiens’ dhe për këtë arsye është i lirë të negociojë një kontratë me klube të tjera për verën e ardhshme.

Megjithatë, Manchester United dëshiron të sigurojë shërbimet e Kamara gjatë merkatos së dimrit për një tarifë të reduktuar, pasi Ralf Rangnick kërkon të forcojë opsionet e tij në mesfushë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Nëse Manchester United do të jetë në gjendje të finalizojë një marrëveshje për Kamara, ata do të marrin një nga lojtarët më të rëndësishëm të Marsejës.

22-vjeçari ka qenë një personazh i qëndrueshëm në mes të parkut për Marsejën, duke bërë 23 paraqitje deri më tani këtë sezon dhe duke qenë kapiten i skuadrës në disa raste. Mesfushori do t’i ofronte Rangnick një alternativë ndaj Scott McTominay dhe Fred, si dhe mund të hapte derën për një largim të Paul Pogba.

ME TE LEXUARAT