Luis Enrike para sfidës me Dortmund: Ky është vetëm fillimi

Sport

Luis Enrike para sfidës me Dortmund: Ky është vetëm fillimi

PSG-ja ka një ndeshje shumë të rëndësishme që mund të përcaktojë fatet e sezonit kundër Dortmundit, takim i vlefshëm për raundin gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve.

Në prag të përballjes, trajneri i francezëve Luis Enrike dha opinionin e tij për takimin e nesërm falë një konference për shtyp:

“Që kur kam qenë këtu kam ndjerë mbështetjen e lojtarëve dhe klubit, jemi në një proces përmirësimi. Ky është ende vetëm fillimi i këtij projekti.

Ka mbetur edhe një muaj përpara se të vijë fundi i sezonit dhe ne ende mund t’i fitojmë të katër garat, duhet t’i menaxhojmë mirë emocionet tona dhe nuk duhet ta shohim presionin si kërcënim. Do të jetë një shfaqje shumë e mirë! Mund të ketë shumë gola falë aftësisë sonë për të hyrë në zonën kundërshtare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion