Lazio i besohet Inzaghit për tri vitet e ardhshme, zbulohet paga që do marrë
Lajmifundit
/
6 April 2021, 10:43
Sport

Lazio i ka besuar drejtimin e skuadrës Simone Inzaghi. Mediat italiane shkruajnë se 45-vjeçari për të cilin interesohej Napoli kohët e fundit, ka rënë dakord me presidentin Lotito dhe do të nënshkruajë kontratën e re.
Sipas mediave sportive në Itali, bëhet fjalë për një marrëveshje të vlefshme deri në qershor të vitit 2024 dhe Inzaghi do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon. Tani pritet vetëm njoftimi i Lazios për rinovimin.


