Zyrtare/ Vjosa Osmani pranon detyrën si presidente e Kosovës

Ditën e sotme, Vjosa Osmani pranoi zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës. Dy ditë pasi kuvendi votoi për Osmanin si presidente, u mbajt ceremonia në sheshin “Ibrahim Rugova” në kryeqytet.
Detyrën si president, Osmanit ia dorëzoi kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili për pak ditë qe ushtrues detyre i presidentit. Para se të merrte detyrën Vjosa Osmani ka parakaluar pranë gardës së Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me krye parlamentarin Glauk Konjfuca.

Në ceremoni kanë marrë pjesë ambasadorë të disa vendeve, kryeministri Albin Kurti dhe anëtarë të kabinetit qeveritar. Pas pranimit zyrtar të detyrës, të pranishmit kanë shkuar në ndërtesën e presidencës, ku është edhe zyra e të pares së shtetit.
Osmani është parë duke hyrë aty së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriun dhe dy vajzat. Gjatë ditës janë paraparë janë paralajmëruar disa aktivitete të Osmanit, përfshirë këtu edhe homazhe në varret e dëshmorëve dhe varrin e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.


