Kupa e Botës 2026, Turqia mposhtet nga Australia

Sport

Kupa e Botës 2026, Turqia mposhtet nga Australia

Edhe pse konsiderohej favorite, Turqia ka pësuar humbje nga Australia në ndeshjen e parë të Grupit D në Botërorin e futbollit që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Australianët, të cilët u mbrojtën me sukses gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, realizuan përmes Nestory Irankundas dhe Conor Metcalfe për fitoren 2:0.

Irakunda shënoi në minutën e 27-të, kurse Metcalfe në minutën e 75-të.

Në këtë grup tani prijnë SHBA-ja dhe Australia, pas fitoreve në ndeshjet e para. Përveç Turqisë, pjesë e grupit është edhe Paraguai.

Për t’u kualifikuar në këtë Botëror, Turqia e kishte eliminuar Kosovën në plejof. Turqit së fundi kanë luajtur në Botëror në vitin 2002. Dhe kthimi në skenën e madhe doli të jetë i dhimbshëm.

ME TE LEXUARAT