Kupa e Botës 2026/ Goditje për Kombëtaren, Rey Manaj dëmtohet dhe humbet ‘play-off’-in ndaj Polonisë

Sport

Kupa e Botës 2026/ Goditje për Kombëtaren, Rey Manaj

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka marrë një lajm të hidhur para ndeshjeve “play-off” për Kupën e Botës 2026. Sulmuesi kuqezi, Rey Manaj, nuk do të jetë i gatshëm për sfidat vendimtare për shkak të një dëmtimi serioz.

Futbollisti u detyrua të largohej nga fusha që në minutën e 7-të të ndeshjes së fundit me klubin e tij, Sivasspor, pas një shqetësimi fizik. Ekzaminimet mjekësore të kryera ditën e sotme konfirmuan lajmin e keq për sulmuesin lushnjar.

Sipas komunikimit zyrtar të klubit turk, rezonanca magnetike tregoi se Manaj ka pësuar një këputje të gradës së tretë të tendinës intramuskulare, e shoqëruar edhe me gjakderdhje. Ky dëmtim e detyron lojtarin të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë të konsiderueshme, deri në tetë javë.

Në këtë mënyrë, Manaj i bashkohet edhe sulmuesit tjetër të dëmtuar, Mirlind Daku, duke krijuar një problem serioz për repartin sulmues të kuqezinjve.

Mungesa e dy sulmuesve kryesorë vë në vështirësi trajnerin Sylvinho, i cili tashmë duhet të gjejë alternativa për përballjen delikate kundër Polonisë në ndeshjet “play-off” drejt Botërorit.

Të enjten, më 26 mars, në orën 20:45, Shqipëria luan kundër Polonisë në Varshavë. Nëse kuqezinjtë kalojnë polakët, atëherë më 31 mars do të përballen në finalen e “play-off”-it kundër fituesit të çiftit Ukrainë - Suedi, aty ku do të mësohet edhe skuadra që do të sigurojë pjesëmarrjen në grupet e Botërorit 2026, i cili do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion