Kryeqyteti rikthehet i kuq, Skuka “pikturon” derbin, ''arratiset” Partizani

Sport

Kryeqyteti rikthehet i kuq, Skuka “pikturon” derbin,

6 ndeshje radhazi pa fitore në derbi ishin një përjetësi në kampin e kuq. Partizani rikthehet më në fund të shijoj një fitore përballë Tiranës, për herë të parë festojnë në “Air Albania”, këtë e bëjnë në derbin e dytë sezonal, në ndeshjen e fundit për këtë vit.

“Demat” kanë më shumë se një arsye për të festuar pas këtij suksesi, jo vetëm shija që të dhuron një sukses përballë rivalëve të përjetshëm, por kjo ishte një goditje e fortë që i dhanë rivalit të tyre më të madh në garën për titullin kampion.

Goli i Skukës pa diskutim që vlen më shumë se tre pikë, pasi Partizani thellon edhe më shumë diferencën me Tiranën. Të kuqtë e mbyllin vitin të vetëm në krye, plus 4 pikë në raport me bardheblutë.

Kjo fitore përforcon statusin e tyre si favorit kryesor për të fituar titullin këtë sezon, ndërsa i shërben shumë edhe trajnerit Colella, me italian që gjithashtu përforcon pozitat e tij në krye të Partizanit.

 

 

ME TE LEXUARAT