Kryeministri i Greqisë në Shqipëri/ Mitsotakis takim me banorët në pedonalen e Himarës, qytetarët e presin me flamujt grekë

Aktualitet

Kryeministri i Greqisë në Shqipëri/ Mitsotakis takim me

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare. Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:30 Mitsotakis ka mbërritur me helikopter në Himarë, ku ka vizituar shkollën greke.

Axhenda e tij nis pikërisht me Himarën, duke theksuar me këtë vizitë rëndësinë e minoritetit grek për shtetin fqinj.

Pas vizitës në shkollën Omiros, Presidenti grek ka vizituar dhe Kishën dhe është takuar me qytetarët në shëtitoren e Himarës. Banorët e kanë pritur me thirrje dhe flamuj grekë.

Një ndalesë e Mitsotakis do të jetë dhe në zyrat e Omonias.

Në Livadhja do të ketë një tjetër vizitë dhe më pas do të udhëtojë drejt Dervicanit në Gjirokastër, ku ndodhet po ashtu një pjesë e minoritetit grek në Shqipëri.

Pas këtyre vizitave, kryeministri i Greqisë do të takojë kryeministrin Edi Rama.

ME TE LEXUARAT