Kristjan Asllani shënon golin e parë me Interin, ja si e falenderoi klubi

Sport

Kristjan Asllani shënon golin e parë me Interin, ja si e falenderoi

Futbollisti shqiptar Kristjan Asllani shënoi sot golin e tij të parë me fanellën e Interit dhe festoi i entuziazmuar faktin që më në fund gjeti edhe ai golin që i mungonte me këtë skuadër.

Një momenti i veçantë për mesfushorin i cili u rrethua menjëherë nga shokët e skuadrës.

Kristjan Asllani shënon golin e parë me Interin, ja si e falenderoi

Edhe klubi i Interit e festoi këtë moment të veçantë të mesfushorit shqiptar me një postim në rrjetet sociale përtej atij të lajmit për golin që i dha avantazhin skuadrës zikaltër në ndeshjen ndaj Xhenoas.

“Goli i parë me fanellën zikaltër nuk harrohet kurrë”, shkruante klubi italian në rrjetet sociale, të shoqëruar me foton e festës së futbollistit i cili dihet që është edhe një tifoz i kësaj skuadre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion