Një person jashtë familjes në vrasjen e Pëllumb Metës? Ish-shefi i policisë: Kam pak dyshime!

Aktualitet

Një person jashtë familjes në vrasjen e Pëllumb Metës?

Vrasja e Pëllumb Metës rreth një muaj më parë është e shoqëruar me dilema të mëdha. Për këtë ngjarje në pranga janë vënë tre fëmijet e tij, të cilët akuzohen për vrasje dhe më pas fshehje dhe asgjësim të trupit.

Motra e të ndjerit akuzon drejtpërdrejt bashkëshortën e Pëllumbit, por ngre dyshime se i përfshirë mund të jetë edhe një person jashtë familjes.

Kjo tezë hidhet poshtë nga ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Arjan Hoxha dhe ish-prokurorja Elisabeta Imeraj.

Të ftuar në emisionin “Open” në News24, ata shprehen se fëmijët kanë vepruar në unision, ndaj nuk ka qenë e nevojshme përfshirja e një personi të pestë.

Arjan Hoxha: Duke parë që ata janë unison në veprimet e tyre brenda familjes, nuk besoj se ka qenë e domosdoshme prania e një personi tjetër jashtë familjes, sepse veprimet e tyre para gjatë dhe pas kryerjes së veprës penale thuaj se pavarësisht ndryshimeve të dëshmive është një cikël i mbyllur mes tyre në aspektin e zbardhjes ose hedhjes dritë mbi autorin dhe motivin.

Unë kam pak dyshime në përfshirjen e një personi tjetër jashtë familjes. Duke parë veprimet që kanë kryer, alibinë që do ngrënë nuk besoj se është e nevojshme prania e një personi tjetër.

Elisabeta Imeraj: Edhe unë besoj se nuk ka qenë e domosdoshme prania e një personi tjetër. Uniteti në të cilën dalin në veprimet e tyre, solidariteti që kanë në mbrojtjen e tezës, pavarësisht se njëherë prezantojnë fejesën, njëherë dhunën…arsyet janë të ndryshme.

Por brenda veprimeve të tyre nuk ka një person tjetër. Do ishte e pamundur që të 4 familjarët do bëheshin bashkë për të mbrojtur një tjetër person jashtë familjes së tyre./bw

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion