Koret e tifozëve: Kosova është Serbi, ja reagimi i gazetarit shqiptar

Sport

Koret e tifozëve: Kosova është Serbi, ja reagimi i gazetarit

Situatë e tensionuar u regjistrua para ndeshjes mes Anglisë dhe Serbisë të zhvilluar në stadiumin e Shalkes.

Pas përplasjeve jashtë impianit sportiv, brenda tij nuk munguan koret raciste, teksa ato që dëgjoheshin më së tepërmi ishin thirrjet: “Kosova është Serbi”.

Gazetari Arlind Sadiku, i cili teksa po raportonte direkt, poshtë tribunës ku


qëndronin tifozët serbë, në momentin e thirrjeve, “Kosova është Serbi”, është kundërpërgjigjur me një gjest, që i ka inatisur edhe më shumë huliganët serbë.

Ai ka formuar shqiponjën dykrenare me duar, duke mos iu trembur aspak reagimeve brutale të serbëve.

ME TE LEXUARAT