Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet për herë të parë në Shqipëri

Sport

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet për herë të parë

Nga sot deri të premten, Federata e Futbollit do të presë në Tiranë drejtuesit më të lartë të federatave të kontinentit, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, të kryesuar nga Presidenti Aleksander Čeferin.

Kreu i qeverisë së futbollit europian do të mbërrijë pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit, ku do të pritet nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Sipas agjendës, ditën e nesërme në orën 09:00, në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë do të zhvillohet një festival futbolli për fëmijë, pjesë e programit të UEFA-s “Futbolli në Shkolla”. Ceremoninë hapëse do ta nderojnë me praninë e tyre Presidenti i UEFA-s Aleksander Čeferin dhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

ME TE LEXUARAT