Shqipëria merr tri pikët ndaj Andorrës, "gati" për Serbinë në përballjen e Botërorit 2026

Sport

Shqipëria merr tri pikët ndaj Andorrës, "gati" për

Shqiperia mori tri piket e nevojshme ne ndeshjen me Andorren pas rezultatit te paster 3-0 dhe tashme shkon optimiste ne ndeshjen me Serbine e vlefshme per boterorin 2026. 

Keshtu, Shqiperia merr vendin e dytë në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Pas humbjes 2-0 me Anglinë tre ditë më parë në Londër, kuqezinjtë reaguan dhe siguruan tri pikët e para në misionin për ëndrrën e madhe të finaleve të një Botërori.

Shqipëria "shkel" Andorrën 3-0, Uzuni shënon golin e tretë në minutat e fundit

Shqipëria merr tri pikët ndaj Andorrës, "gati" për

Uzuni shenon golin e trete ndaj Andorres ne stadiumin kombetar ne Tirane duke e cuar rezultatin ne 3-0 ne favor te Shqiperise.

Shqipëria merr tri pikët ndaj Andorrës, "gati" për

Nis pjesa e dyte e ndeshjes mes Shqiperise dhe Andorres. Rezultati eshte 2-0 ne favor te kuqezinjve ndersa Sylvinho nuk ka bere ndryshime ne formacion.

Shqipëria merr tri pikët ndaj Andorrës, "gati" për

Shqiperia po udheheq me rezultat ne ndeshjen ndaj Andorres ne Tirane. 

Në minutën e 19-të, po Manaj, shënoi edhe golin e dytë.

Shqipëria merr tri pikët ndaj Andorrës, "gati" për

Mes dy skuadrave janë luajtur shtatë përballje në histori, ndërsa numërohen pesë fitore për kuqezinjtë, një barazim dhe një humbje.

Fitorja e parë ka qenë një ndeshje miqësore në vitin 2000, ndërsa më pas u mposhtëm në Andorrë me rezultatin 2-0.

Kombëtarja shënon golin e parë përballë Andorrës!

Shqipëria merr tri pikët ndaj Andorrës, "gati" për

Shqipëria e ka çelur me një gol sfidën e sotme ndaj Andorrës që po luhet në stadiumin "Air Abania".

Goli i pare u shënua në minutën e 9-të nga Rei Manaj.

Në portë është Strakosha, teksa në mbrojtje janë rreshtuar Balliu, Gjimshiti, Ajeti dhe Aliji. Mesfusha përbëhet nga Asllani, Laço dhe debutuesi Juljan Shehu. Krahët do të mbulohen nga Broja dhe Hoxha, ndërsa në qendër të sulmit do të luajë Manaj.

Kjo sfidë do të gjykohet nga austriaku Sebastian Gishamer, teksa në fushë do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij, Roland Riedel, Santino Schreiner dhe Walter Altmann, ndërsa në VAR do të jenë Manuel Schuettengruber dhe Sara Telek.

Andorra është në të njëjtën pozitë si Shqipëria në Grupin K, pas disfatës 0-1 që mori nga Letonia

ME TE LEXUARAT