Kevin- Prince Boateng del kundër vëllait të tij: Jam distancuar prej kohësh nga Jerome

Sport

Kevin- Prince Boateng del kundër vëllait të tij: Jam distancuar

Jerome Boateng shpëtoi nga burgu, pasi gjykata vendosi që futbollisti të paguajë 1.8 milion euro dëmshpërblim ndaj ish-partneres së tij, për shkak të dhunës së ushtruar. Për këtë ngjarje, me të cilin 33-vjeçari po përballet prej kohësh, ka reaguar vëllai i tij, Kevin-Prince Boateg.

Kevin- Prince Boateng del kundër vëllait të tij: Jam distancuar

34-vjeçari tha se ai e ka dënuar veprimin e vëllait të tij, ndërsa bën me dije se që nga ajo kohë është distancuar me të. Për Spox, ish- legjendari milanist tha: “Nuk kam të bëj fare me atë që ka bërë vëllai im. Jam distancuar nga Jerome prej një kohne të gjatë. E vlerësoj dhe e respektoj ligjin gjerman.

Kevin- Prince Boateng del kundër vëllait të tij: Jam distancuar

Unë e urrej dhunën ndaj grave. Nuk identiffikohem me veprimet e vëllait tim, prandaj nuk kam asnjë lidhje me gjërat që ai bën”, është shprehur Boateng. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion