Rama pret ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite: Bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve

Këtë paradite, kryeministri Edi Rama ka pritur Ministrin e jashtëm të Arabisë Saudite Saudit, Princit Faisal Bin Farhan Al Sau. Në një konferencë të përbashkët me këtë të fundit, Rama i shprehu mirënjohjen për mbështetjen që i ka dhënë vendit.
“Për të vijuar një proces më të thelluar pas vizitës sime në Riad dhe në takimin me princin e kurorës. I shpreh mirënjohjen princit për të gjithë përkushtimin në vazhdim që ka treguar për marrëdhënien mes dy vendeve dhe ka qenë ai që e ka mbajtur gjallë bashkëpunimin e komunikimin pasi për shkak të pandemisë kontaktet u vështirësuan dhe të gjithë shkëmbimet e planifikuara u anuluan. Kjo vizitë është një shenjë e drejtpërdrejtë se vendosmëria e miqve tanë saudit për të bashkëpunuar është e madhe. Bashkë e ndamë dhe faktin që është rritur numri i turistëve sauditë në vendin tonë.
Jemi shumë shpresë plotë që kjo vizitë do të jetë hapja e një vazhdimi të vizitave dhe takimeve bilaterale, unë ja përsërita ftesën për të pritur në vendin tonë dhe princin e kurorës duke marrë parasysh dhe të gjithë kushtet nga rreziku i Covid dhe e falënderova princin , për ndihmën që i kanë dhënë Shqipërisë për të qenë pranë nesh dhe pranë atyre në nevojë. Nga ana tjetër besoj se jemi në kushtet ku mund të shikojmë me optimizëm mundësitë e marrëdhënieve tona.
Rama dakord për të mbledhur sa më parë komitetin e përbashkët për të adresuar prioritet në funksionon të bashkëpunimit ekonomik, nga ana tjetër ndamë edhe disa ide si dhe informacione që dëgjuam për nismën madhështorë të Arabisë Saudite për rritjen e përmasës së gjelbërt të të gjithë lindjes së Mesme, dhe ne do të ishim shumë të lumtur që të jemi pjesë e kësaj nisme në funksion të një agjende të përbashkët të të gjithë aleancës së vendeve për të përballuar sfidën e mjedisit.

Dua të rithekson se Arabia Saudite e ka njohur problemin e Kosovës dhe ka qenë një mbështetje e rëndësishme në të gjithë përpjekjet tona për përfshirjen e Kosovës në strukturat ndërkombëtare. Ne do e vijojmë bashkëpunimin dhe jemi me fat që ai është në krye të ministrisë së punëve të jashtme për shkak të njohurisë që ka për rajonin tonë, do të rrisim bashkëpunimin me ligën arabe që nuk e ka njohur akoma Kosovën.
E falënderoj mikun tonë dhe për angazhimin e tij për ti dhënë një shtysë të rëndësishme bashkëpunimit mes kompanive dhe për një shtysë më shumë në sektorin provat, për të rritur investimet dhe sektorin tregtar”, ka thënë Rama.


