Katër skuadra në garë, ja datat e gjysmëfinaleve të "Euro 2024"

Sport

Katër skuadra në garë, ja datat e gjysmëfinaleve të

Kualifikimi i Anglisë dhe Holandës ditën e sotme ka zbardhur katër skuadrat e fundit që do të synojnë fitimin e trofeut në Berlin.

Gjysmëfinalja e parë është ajo mes Spanjës dhe Francës që do të luhet në Mynih, të martën e 9 korrikut.

“La Roja” vjen pas një fitoreje kundër organizatorëve të Gjermanisë vetëm në kohën shtesë, ndërsa “Gjelat” kaluan vetëm falë penalltive kundër Portugalisë.

Gjysmëfinalja e dytë do të luhet në Dortmund mes Holandës dhe Anglisë, të mërkurën e 10 korrikut. “Tulipanët” mundën me përmbysje Turqinë, ndërsa “Tre Luanëve” iu deshën penalltitë për të kaluar Zvicrën.

GJYSMËFINALET, Euro 2024:

SPANJË – FRANCË 9 KORRIK 21:00

HOLANDË – ANGLI 10 KORRIK 21:00

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion