Holanda mund Turqinë me përmbysje dhe shkon në gjysmëfinale

Sport

Holanda mund Turqinë me përmbysje dhe shkon në gjysmëfinale

Holanda është skuadra e fundit që kualifikohet për në gjysmëfinalen e Euro 2024, pas fitores 2-1 kundër Turqisë.

Ndeshja nisi mjaft mirë për turqit e Montellës, të cilët kaluan në avantazh me Akaydin në minutën e 35’ pas disa momenteve dominimi në zonën e holandezëve.

“Tulipanët” nuk u dorëzuan dhe në pjesën e dytë arritën të bënin përmbysjen e madhe.


Në harkun e 6 minutave, ishin De Vrij në të 70’ dhe Gakpo në të 76’ që kaluan në avantazh skuadrën e Koeman.

Ne kete menyre, Holanda kompleton gjysmëfinalet e këtij Europiani, e cila do të gjejë Anglinë në fazën tjetër, ndërsa Turqia largohet me kokën lart nga ky kompeticion, si një nga surprizat më të bukura në Gjermani.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion