“Italia nuk ka mjaftueshëm talente”, Mourinho: Edhe nëse lojtarët e mi arrijnë finalen e Europianit...

Sport

“Italia nuk ka mjaftueshëm talente”, Mourinho: Edhe nëse

Jose Mourinho po bëhet gati për një aventurë të re në Turqi me Fenerbahcen, teksa përpara fazës përgatitore, tekniku 61-vjeçar vendosi të shihte nga afër ndeshjen Portugali-Kroaci në Lisbonë.

Në një intervistë pas takimit, portugezi bëri parashikimet e tij për Europianin, i cili gjithashtu kishte dhe një mesazh për lojtarët e tij që do të luajnë në këtë kompeticion.

“Fituesi? Të gjithë mendojnë si unë. Portugalia, Franca, Anglia, Gjermania dhe Spanja janë pretendentët. Italia nuk ka mjaftueshëm talente në këtë gjeneratë. Nuk mendoj se ata do e fitojnë sërish”, u shpreh si fillim Mourinho.

Më pas ai shtoi: “I kam thënë tashmë lojtarëve të mi që do të jenë Europian se edhe nëse arrijnë finalen, të nesërmen i pres në Stamboll për t’u përgatitur për sezonin e ri”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion