Humbën portofolin në parkimin e Rinasit, policia ua dorëzon dy turistëve francezë

Aktualitet

Humbën portofolin në parkimin e Rinasit, policia ua dorëzon dy

Punonjësit e Policisë Kufitare në Rinas kanë gjetur në vendparkimin e automjeteve në zonën e aeroportit, një portofol me një shumë të konsiderueshme eurosh, karta bankare dhe dokumente të tjera të rëndësishme.

Ato i përkisnin një çifti turistësh, të cilëve iu dorëzua portofoli i humbur.

Dy turistët nga Franca po largoheshin nga Rinasi, pas vizitës disaditore në Shqipëri, kur Policia iu dorëzoi portofolin që kishin humbur.

Të surprizuar, ata falënderuan punonjësit e Policisë Kufitare, për gjestin human dhe korrektësinë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion