Italia në finalen e Euro 2020, penalltitë eleminojnë Spanjën

Italia shkon ne finalen e Euro 2020 nderkohe qe Spanja u eleminua me penallti. Ka qene nje gabim i Morates ne zekutimin e penalltive dhe nje pritje e Donarumes, qe i dhane kualifikimin Italise.
Ndeshja:
Spektakël dhe emocione mes Italisë dhe Spanjës, por që në fund të 90 minutave mbyllet në barazim 1-1. Për pasojë ndeshja shkon në shtesë.
Spanjollët luajtën më mirë në pjesën e parë. Bënë më shumë presing, madje patën një rast të mirë me Dani Olmo, por portieri Donnarumma bëri mrekullinë. Olmo provoi edhe njëherë tjetër, por shumë lart mbi tra herën e dytë.
Italia u shfaq rrezikshëm në dy raste. Megjithatë, axurrëve u munguan goditja në portë, asnjë të tillë deri në minutën e 45-të, kur Emerson Palmieri tronditi traversën. Pjesa e parë u mbyll pa gola.
E dyta nis pak a shumë si e para. Janë dy herë spanjollët që kërcënojnë, ku Busquets për pak sa shënon. Për të ardhur te kundërsulmi i italianëve në 60’, ku mbyllet me supergolin e Chiesa. Loja ndizet edhe më shumë.
Trajnerët nisin më zëvendësimet, Morata hyn në fushë. Italia shfaqet sërish rrezikshëm, por në momentin më të mirë të axurrëve, shënon Spanja. Olmo nxjerr mirë Moratën dhe nuk fal i vetëm përballë Donnarruma-s. Iberikët barazojnë 1-1 në 80’. Nuk ka më gola, ndeshja shkoi në shtesë.
As 30 minutat shtese nuk mjaftuan dhe ndeshja shkoi ne penallti.


