Monica Belucci pozon për herë të parë me vajzën e saj, shikoni sa shumë ngjajnë (FOTO)

Showbiz

Monica Belucci pozon për herë të parë me vajzën e saj,

Monica Belucci, ikona e bukurisë femërore ka pozuar për herë të parë me të bijën e saj, Deva Cassel për kopertinën e revistës prestigjoze, Vogue Italia.

Ngjashmëria që eksziston mes tyre është shumë e madhe, ndërsa kanë pozuar me një model të ngjashëm flokësh dhe me veshje identike nga marka e famshme “Dolce & Gabbana”.

Në intervistën për Vogue, Belucci foli për marrëdhënien me vajzën e saj të madhe.

Aktorja pohoi se ajo dhe e bija nuk kanë kontradikta mes tyre, pasi ajo është shumë e kuptueshme për dëshirat apo nevojat e fëmijëve.

“Unë jam një nënë e dashur dhe përpiqem të pranoj të gjitha anët e Virgo-s (pseudonim i së bijës). Ajo është shumë e pavarur dhe e lirë. Që nga mosha 13 vjeç, ajo ka udhëtuar vetëm dhe flet pesë gjuhë. A e keni parë pamjen e saj? Ajo nuk ka frikë nga asgjë”, u shpreh ylli italian për natyrën e Deva-s.

Vajza e Monica Belluccit ka zhvilluar karrierën e saj të modelimit prej disa vitesh tashmë. Ajo ka bashkëpunuar me fushata reklamuese për marka si Cartier, Dolce & Gabbana, ndërsa vjeshtën e kaluar ajo u bë pjesë e kopertinës së revistës së famshme “Elle”.

 

Monica Belucci pozon për herë të parë me vajzën e saj,   Monica Belucci pozon për herë të parë me vajzën e saj,Monica Belucci pozon për herë të parë me vajzën e saj,

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion