Itali, babai i sulmuesit të kombëtares shqiptare hyn në fushë dhe godet portierin kundërshtar

Sport

Itali, babai i sulmuesit të kombëtares shqiptare hyn në

Ndeshja Cesena 1-0 Olbia, në javën e 20-të të grupit B të Serisë C u shoqerua me nje ngjarje absurde.

Ndeshja u vendos nga goli i Corazza në minutën e 19-të, por përjetoi një fund të tensionuar, kur babai i Cristian Shpendit, sulmuesit të Cesenas dhe Kombëtares U-21 të Shqipërisë, hyri në fushë nga tribuna për të tentuar të sulmonte portierin sard Filippo Rinaldi.

Babai i sulmuesit mbërriti me vrap drejt qendrës së fushës, ku disa lojtarë dhe drejtues po bisedonin pas ndeshjes.

Në atë moment ai ra në kontakt me Rinaldin dhe e godet me të djathtën në fytyrë. Agresori u ndal menjëherë nga Riccardo Chiarello, mesfushori i Juventusit dhe anëtarë të tjerë të pankinës së Cesenas.

Zemërimi i babait të Shpendit shpërtheu pasi portieri Rinaldi i kishte dhënë një goditje të rëndë djalit të tij gjatë ndeshjes, me sulmuesin e Cesenas që u detyrua të largohej (minuta 85) për shkak të një dëmtimi të rëndë në vetull.

Mediat italiane raportojnë se presin raportin e arbitrit dhe verdiktin e gjyqtarit sportiv, por Cesena mund ta humbasë ndeshjen. E pabesushme ajo që bën prindi shqiptar në Itali, me Cristianin që është vëllai binjak i Stiven Shpendit që luan në Serie A me Empolin./shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion