Atentat me snajper në Vlorë, vritet 23-vjecari Gëzim Sinomati

Aktualitet

Atentat me snajper në Vlorë, vritet 23-vjecari Gëzim Sinomati

Nje i ri eshte vrare mbremjen e te dieles ne Vlore. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Hajro Cakërri”, ndërsa 23-vjeçari Gezim Sinomati qe mbeti i vrare, ndodhej në banesën e tij.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për kapjen e autorit të vrasjes i cili dyshohet se është larguar në këmbë.

Paraprakisht dyshohet se vrasja eshte kryer me snajper.

Atentat me snajper në Vlorë, vritet 23-vjecari Gëzim Sinomati

Njoftimi i policise:

Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi Gezim Sinomati, 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.

Ngjarja

Atentat me snajper në Vlorë, vritet 23-vjecari Gëzim Sinomati

Te shtena me arme raportohet te kene ndodhur mbremjen e te dieles ne Vlore.

Burime policore thane sr ngjarja ka ndodhur prane poliklinikes se qytetit rreth ores 22.00.

Te dhenat paraprake flasin per nje person qe ka humbur jeten.

Ai fillimisht mbeti i plagosur por me pas eshte konstatuar se ka humbur jeten.

Policia ka  mberritur ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

 

ME TE LEXUARAT