Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoji, familja e të ndjerit Andi Maloku padit në GJKKO Rrajën e Halilajn

Aktualitet

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoji, familja e të ndjerit Andi Maloku

Familja e Andi Malokut ka paditur në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit Redjan Rrajën dhe Arjol Halilajn, dy të arrestuarit për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji, ku mbeti i vrarë pikërisht Maloku.

Familja e Malokut kërkon dëmshpërblim për humbjen e jetës së djalit, në atentatin e bërë më 1 nëntor të vitit 2019, te mbikalimi i Shkozetit.

Shuma e dëmshpërblimit do të përcaktohet gjatë gjykimit. Seanca e sotme ndaj Rrajës dhe Halilajt është shtyrë, për shkak të mungesës së të pandehurit Rraja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion