Goditje për Shqipërinë! Serbia fiton në Riga dhe na kalon në renditje

Sport
Goditje për Shqipërinë! Serbia fiton në Riga dhe na kalon

Gjërat janë komplikuar për Shqipërinë në rrugën drejt Botërorit.

Serbia ka arritur një fitore të rëndësishme 0-1 në transfertë ndaj Letonisë, duke kaluar kuqezinjtë në renditjen e Grupit K.

Takimi i zhvilluar në Riga ishte i luftuar, por mjaftoi një gol i Dusan Vlahovic në minutën e 12’ për të vulosur tri pikët për serbët.

Pas këtij rezultati, Serbia ngjitet në kuotën e 7 pikëve, dy më shumë se Shqipëria, e cila tashmë është e detyruar të fitojë ndeshjen e radhës ndaj Letonisë në “Air Albania”.

Ndërkohë, serbët pas tre ditësh do të presin Anglinë në Beograd, një sfidë që pritet të jetë vendimtare për fatet e grupit.

Rezultati final:
???????? Letoni 0-1 Serbi
⚽ Vlahovic 12’

ME TE LEXUARAT