Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik

Aktualitet

Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë

Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen përmes portalit eAlbania dhe do të jenë të hapura nga data 6 deri më 31 korrik.

Prindërit e fëmijëve që regjistrohen për herë të parë në klasën e parë, si edhe ata që kalojnë nga arsimi 9-vjeçar në arsimin e mesëm, duhet të ndjekin udhëzimet e publikuara në portal gjatë procesit të aplikimit.

Regjistrimet duhet të kryhen në shkollat e përcaktuara sipas vendbanimit. Respektimi i kësaj procedure konsiderohet i rëndësishëm për planifikimin e vitit të ri shkollor, duke u mundësuar bashkive dhe zyrave vendore të arsimit organizimin e klasave, orareve të mësimit dhe shpërndarjen e nxënësve.

Përveç regjistrimeve në klasën e parë dhe të dhjetë, sistemi do të qëndrojë i hapur deri më 11 shtator edhe për nxënësit që dëshirojnë të ndjekin gjimnazin me kohë të pjesshme.

Ndërkohë, nxënësit që zgjedhin të vazhdojnë arsimin në shkollat e mesme profesionale do të kenë mundësi të aplikojnë përmes portalit eAlbania deri më 30 shtator.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion