Goditet me top në bark, humb jetën në spital portieri i ekipit portugez

Sport

Goditet me top në bark, humb jetën në spital portieri i ekipit

Portieri Ricardo Costa, i cili ishte gjithashtu drejtor i klubit Centro Social da Bufarda, ka gjetur vdekjen, pasi u godit fort me top në zonën e barkut gjatë ndeshjes së futsallës me Centro Social de Évora de Alcobaça, mbajtur të premten.

Sipas ‘Gazeta das Caldas’, 25-vjeçari u ndihmua nga ekipet mjekësore të dy klubeve dhe më vonë u transportua në spitalin Peniche, ku u prit si një person i dëmtuar lehtë, por pas shtrimit, situata u përkeqësua menjëherë dhe Costa humbi jetën të nesërmen.

“Drejtuesit e Centro Social da Bufarda sot humbën një element të menaxhimit dhe ekipit të futsallës. Ne i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes së kolegut tonë Ricardo Costa. Nuk do i harrojmë asnjëherë momentet e bukura, miqësinë dhe shoqërinë e Ricardos”, shkruhej në deklaratën e klubit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion