Pëllumb Pipero zbulon punën e parë, çfarë bënte para se të bëhej mjek

Soft

Pëllumb Pipero zbulon punën e parë, çfarë bënte

Është bërë një prej personazheve më të dashur të këtij viti, hero i ditëve më të trishta tonat, por edhe njeriu më shpresëdhënës. Megjithatë, Pëllumb Pipero ka kaluar jo pak sfida gjatë këtij rrugëtimi më shumë se 1-vjeçar të luftës me Covid-19. I gjendur sa në spital, sa në ekrane për t’u ardhur në ndihmë të gjithëve, mjeku i njohur infeksionist u kthye në personazhin më të dashur e në ilaçin më të mirë kundër virusit.

Por jeta e Piperos nuk ka qenë edhe kaq e thjeshtë. Siç ka rrëfyer edhe më herët, ai mjekësinë e ka zgjedhur me shumë pasion, ndonëse mes vështirësive ekonomike në një familje me shumë fëmijë e me vështirësi të mëdha ekonomike.

Siç rrëfeu sonte nga "Kurthi i Piter Panit", si fëmija i madh në një familje me 7 fëmijë, mungesa e nënës, e cila u nda shpejt nga jeta, bëri që për shumë vite, bashkë me të atin, Pipero të punonte në një fabrikë tullash: “Në rininë e hershme, kam qenë i detyruar të punoj bashkë me tim atë. Kemi punuar në fabrikën e tullave, madje edhe në vitin e parë të fakultetit. Ishim një familje e madhe, me 7 fëmijë. Nëna na kishte lënë herët, isha i detyruar ta ndihmoja familjen, si fëmija i parë” – tha Pipero mes të tjerave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion