Gian Piero Gasperini nuk zbret nga froni, shpallet sërish trajneri i vitit

Trajneri i vitit shpallet sërish Gian Piero Gasperini, trajneri i Atlantës. Ai është shpallur tekniku më i mirë i Serie A për sezonin 2019-20.
Vendi i tretë në Serie A dhe çerekfinalet e Champions League sezonin e kaluar padyshim që kanë ndikuar në këtë zgjedhje, duke i dhënë Gasperinit Panchin d’Oro nga Shoqata Italiane e Trajnerëve.
Kujtojmë që 63-vjeçari e mori drejtimin e Atalantës në qershor të vitit 2016 dhe e ka kthyer skuadrën ndër ekipet më të mira në Itali në vitet e fundit. Edhe në këtë sezon bergamaskët janë në luftë për një vend në Champions League, edhe pse në pjesën e parë të sezonit Gasperini kaloi një moment të vështirë falë zënkës me ish-kapitenin Papu Gomez.


