Britania duket se ia hodhi, 55% e popullsisë kanë antitrupat të Covid-19

Bota

Britania duket se ia hodhi, 55% e popullsisë kanë antitrupat të

Një lajm i mirë vjen nga Britania, lidhur me situatën e krijuar nga Covid-19. Mediat britanike shkruajnë se pothuajse 55% e qytetarëve në Britani, kanë antitrupa të Covid.

Mësohet se një sondazh i Zyrës për Statistikat Kombëtare (ONS) zbuloi se  54.7 përqind e njerëzve në Angli kishin  antitrupa kundër virusit në krahasim me  50.8 përqind të një javë më parë.

Shifra ka të ngjarë të jetë edhe më e lartë tani sepse miliona të tjerë janë vaksinuar. Deri më tani 30.5 milion britanikë kanë marrë dozën e tyre të parë dhe 3.7 milion janë vaksinuar plotësisht. Boris Johnson  po përballet me kërkesa të shumta për të hequr bllokimin, me rastet e Covid, shtrimet në spital dhe vdekjet që kanë rënë në nivelin e tyre më të ulët për gjashtë muaj.

Njerëzit në Angli duhet të presin të paktën shtatë javë të tjera para se pubet, restorantet dhe hotelet të mund të rihapen plotësisht.

ME TE LEXUARAT