Gazetari po i bënte pyetjen e radhës, Ronaldo largohet (Video)

Sport

Gazetari po i bënte pyetjen e radhës, Ronaldo largohet (Video)

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur mes Cristiano Ronaldo dhe një gazetari. Ai pas ndeshjes së tij historike në fitoren e Portugalisë 2:1 kundër Irlandës Veriore një ditë më parë, e la gazetarin duke folur.

Duke festuar rekordin për më së shumti gola në futbollin ndërkombëtar, pasi i shënoi dy gola në fitoren e Portugalisë. Si rrallë herë, Ronaldo nuk ishte i interesuar të kalonte shumë kohë duke folur për media pas ndeshjes, duke zgjedhur ta festojë rekordin larg kamerës.

“Jam shumë i lumtur, jo vetëm sepse e theva rekordin por edhe për çastet e veçanta që i patëm ne, dy gola në fund të ndeshjes. (Humbja e penalltisë herët) ishte vetëm pjesë e lojës. Nganjëherë shënon, nganjëherë bën gabime. Por ne besuam deri në fund të ndeshjes”, tha Ronaldo për Sky Sports.

Ronaldo nuk pati durim ta dëgjojë edhe një pyetje tjetër dhe u largua nga kamera derisa gazetari i Sky po përpiqej t’ia bënte atij pyetjen e radhës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion