Rama shpall qeverine e re, kush janë 12 drejtuesit e rinj të qarqeve në PS

Politikë

Rama shpall qeverine e re, kush janë 12 drejtuesit e rinj të qarqeve

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpallur qeverinë e re. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS, ai tregoi emrat që do të vendoset në dikasteret e ministrisë.

Zv. kryeministër do të jetë Arben Ahmetaj, ky i fundit zëvendëson në këtë detyrë Erion Braçen që konfirmoi largimin nëpërmjet një statusi në rrjete sociale disa ditë më parë.

Ministër i Drejtësisë do të jetë Ulsi Manja, i cili do të zëvendësojë në këtë post, Etilda Gjonajn, që iu besua posti i Sekretares për Gratë.

Niko Peleshi konfirmohet në detyrë dhe do të jetë sërish Ministër i Mbrojtjes. Një konfirmim i këtij lloji erdhi dhe për Bledi Çuçin që do të vazhdojë të jetë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.

Belinda Balluku dhe Ogerta Manastirliu do të vijojnë të jenë në krye të ministrive që drejtonin më herët, të Infrastrukturës dhe Shëndetësisë.

Ministre Arsimi do të jetë sërish Evis Kushi. Ministria e Turizmit i është besuar Evis Kushit, që zëvendëson në këtë detyrë Blendi Klosin. Ministre e Kulturës do të jetë sërish Elva Margariti, ndërsa Bujqësia do të drejtohet nga Frida Krifca.

Ndërsa katër ministrat e shtetit do të jenë,

Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marredheniet me Parlamentin

Edona Bilali, për mbrojtjen e sipërmarrjes

Bora Muzhaqi per rininë dhe fëmijët

Milva Ekonomi për standardet dhe shërbimet

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion