Gafa e gazetares së Sky. nuk njeh Timo Werner, e prezanton si portierin e Chelsea-t (VIDEO)

Sport

Gafa e gazetares së Sky. nuk njeh Timo Werner, e prezanton si portierin e

Mediat e huaja e cilësojnë si gafën e vitit, atë të gazetares së “Sky Sports”, Natalie Pinkhman.

Kjo e fundit, teksa ndodhej në “Grand Prixin” e Austrisë, ka marrë në një intervistë sulmuesin Timo Werner. Deri këtu e gjitha duket si diçka tepër normale, por gafa ka nisur që në fillimet e marrjes në pyetje.

Gazetarja, e ka prezantuar 25-vjeçarin si portier të Chelsea-t, e jo si sulmuesin e saj.

“Unë kam këtu Timo Werner. Portierin e Chelseat dhe Gjermanisë. Si jeni?”, tha gazetarja.

Gjermani me mirësjellje e injoron gabimin dhe vazhdon me intervistën e tij, por vetëm mund të imagjinohet reagimi i tij nën maskën mbrojtëse të fytyrës. Ai mund të dëgjohet duke thënë: “Unë jam mirë, faleminderit!”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion