Stuhi rërë në një plazh në Greqi, dëmtohen rëndë disa persona

Një stuhi rëre ka pushtuar plazhin në qytetin Nea Moudania në Halkidiki. Mësohet se stuhia e rërës shkaktoi dëme në lokalet e plazhit, të cilat mund të shihen në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale. Mediat bëjnë me dije se nga kjo ngjarje u lënduan tre persona, ku një prej tyre, mori goditje në kokë dhe aktualisht ndodhet në spital.
Ndërkohë, meteorologu Michalis Sioutas, tregon se kjo është një “dukuri e zakonshme që ndodh kryesisht në korrik dhe gusht për shkak të ngrohjes së papritur, të fortë të tokës”. Ai shton se, meqenëse është një fenomen i paparashikueshëm me intensitet të fortë që mund të hedhë objekte, mund të jetë i rrezikshëm për ata që janë afër.


