Futbollisti mirditor godet arbitrin dhe arratiset nga dritarja e tualetit, policia e shpall në kërkim

Sport

Futbollisti mirditor godet arbitrin dhe arratiset nga dritarja e tualetit,

Rikthehet dhunë në futbollin shqiptar. Ditën e sotme në fundin e pjesës së parë është ndërprerë takimi midis Sopotit dhe Mirditës, që po luhej në stadiumin e Cërrikut.

Shkak u bë goditja e gjyqtarit vlonjat Klajdi Qendraj, nga një lojtar i Mirditës.

Lojtari pasi ka shkuar në dhomat e zhveshjeve është larguar nga dritarja e banjos. Policia është vënë në kërkim të tij, madje e ka proceduar.

Ndërsa lojtarët e Mirditës bashkë me stafin po merren në pyetje në komisariatin e Cërrikut. Sopoti po kryesonte 2-1 në momentin që u anulua ndeshja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion