Nuk mori mandat edhe pse në listë të sigurtë, Ervin Bushati: Shkarkimi i presidentit çështje jetike

Politikë

Nuk mori mandat edhe pse në listë të sigurtë, Ervin Bushati:

Deputeti socialist Ervin Bushati i cili nuk arriti të fitojë një mandat në zgjedhjet e 25 prillit edhe pse ishte vendosur në listë të sigurt, është një nga 50 deputetët që kanë paraqitur në Kuvend nismën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Ai ka ndarë në rrjetet sociale foto nga mbledhja e sotme, ku shkruan se është momenti që ky kuvend të vendosë precedentin dhe të garantojë mirëfunksionimin e republikës parlamentare.

Nuk mori mandat edhe pse në listë të sigurtë, Ervin Bushati:

“Shkarkimi i një Presidenti, i cili nuk ofron më unitet kombëtar; është sot një çështje jetike. Në Komisionin e Ligjeve parashtrova disa nga shkeljet e rënda Kushtetuese të Presidentit, që sollën mbledhjen e firmave nga 49 deputetë socialistë:

Gjuha ndarëse në kundërshtim me Kushtetutën, në Zgjedhjet e 2019 dhe Zgjedhjet 2021, Nxitje për thyerje të rendit publik (vrasja e Elbasanit). Është momenti që ky kuvend të vendosë precedentin dhe të garantojë mirëfunksionimin e republikës parlamentare”, shkruan Bushati.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion