Rreth 659 mijë persona në kufirin e varfërisë, Shqipëria e katërta në rajon

Aktualitet

Rreth 659 mijë persona në kufirin e varfërisë,

Rreth 659 mijë persona në Shqipëri jetojnë nën kufirin e varfërisë.  Ky kufi është vlerësuar me 170. 785 lekë në muaj.

Instituti i Statistikave ka publikuar analizën e të ardhurave dhe nivelit të jetesës në vend bazuar në një anketë të realizuar në vitin 2019.

Treguesi ka pësuar një rënie 0.4% krahasuar me vitin 2018, por sërish  Shqipëria mban vendin e katërt në rajon, pas Malit të Zi, Rumanisë dhe Serbisë për nivelin e varfërisë.

Në raport me vendet e Bashkimit Europian vendi ynë renditet shumë më poshtë me një tregues që vlerësohet 23% kur mesatarja e Unionit përllogaritet 16.8%.

Rreziku për të jetuar në varfëri sipas INSTAT është rritur tek të rinjtë, të papunët dhe tek familjet me fëmijë në varësi.


Por Instituti I Statistikave këtë analizë të tij e bazon në të dhënat ekonomike të familjeve shqiptare para pandemisë pasi sipas Bankës Botërore gjatë saj niveli I varfërisë u thellua.

Institucioni  ndërkombëtar në një raport të fundit për Ballkanin Perëndimor vlerësoi se për shkak të tërmetit dhe Covid 19 në Shqipëri  mbetën papunë 112 mijë persona  duke e bërë vendin tonë shtetin  me nivelin më të lartë të papunësisë dhe varfërisë në rajon.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion