Futbolli italian në zi, ndërron jetë Presidenti i klubit të Serie A

Sport

Futbolli italian në zi, ndërron jetë Presidenti i klubit të

Fiorentina ka njoftuar së fundmi ndarjen nga jeta të pronarit dhe presidentit të klubit violë, Rocco Commisso.

Commiso, mbylli sytë përgjithmonë në moshën 76-vjeçare.

“Me pikëllim dhe trishtim të madh, familja Commisso, përfshirë gruan e tij Catherine, fëmijët e tij Giuseppe dhe Marisa, dhe motrat e tij Italia dhe Raffaelina, njoftojnë ndarjen nga jeta të Presidentit Rocco B. Commisso.

Pas një periudhe të gjatë trajtimi, Presidenti ynë i dashur na ka lënë dhe sot të gjithë ne vajtojmë ndarjen e tij nga jeta”, shkruhej në faqen e Fiorentina.

Pas një periudhe të gjatë trajtimi, Commiso vdiq në Shtetet e Bashkuara, ku jetonte me gruan e tij Catherine, fëmijët e tij Giuseppe dhe Marisa, dhe motrat Italia dhe Raffaelina/Ballkan web

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion