Infografik: Dëmtuesit po përhapen për shkak të krizës klimatike - Humbjet e të korrave

Bota

Infografik: Dëmtuesit po përhapen për shkak të krizës

Shkencëtarët zbulojnë se riprodhimi dhe përhapja e përshpejtuar e dëmtuesve që gëlltisin të korrat po shkaktohet nga ngrohja globale.

Sipas një analize të botuar në revistën Nature Reviews Earth & Environment, shkatërrimi i furnizimeve ushqimore nga dëmtuesit e të korrave po përshpejtohet nga kriza klimatike dhe humbjet pritet të rriten.

Kulturat kryesore të botës - gruri, orizi dhe misri - parashikohet të përjetojnë një rritje të humbjeve të lidhura me dëmtuesit prej afërsisht 46%, 19% dhe 31%, përkatësisht, kur ngrohja globale të arrijë 2 gradë Celsius.

Ngrohja globale po ndihmon insektet si afidet, vemjet dhe karkalecat të lulëzojnë.

Rritja e nxehtësisë lejon që dëmtuesit të rriten më shpejt, të prodhojnë më shumë breza çdo vit dhe të sulmojnë të korrat për më gjatë, ndërsa dimrat shkurtohen.

Temperaturat në rritje po ndihmojnë gjithashtu dëmtuesit të pushtojnë vende më larg ekuatorit dhe më lart, në toka që më parë ishin shumë të ftohta.

Cilat janë ndikimet?

Dëmtuesit dhe sëmundjet shkatërrojnë afërsisht 40% të prodhimit bujqësor global, "duke krijuar një sfidë të rëndësishme për sigurinë ushqimore globale", kanë thënë shkencëtarët.

Ndikimi i drejtpërdrejtë i krizës klimatike në grurë, oriz dhe misër pritet të ulë rendimentet me 6-10% për çdo gradë Celsius të ngrohjes globale/CNN

ME TE LEXUARAT