Futbolli anglez në zi, ndahet nga jeta porteri që u sulmua në stacionin e trenit

Sport

Futbolli anglez në zi, ndahet nga jeta porteri që u sulmua në

Futbolli anglez është sot në zi, pasi është ndarë nga jeta Xhejms Hitçkok. 32-vjeçari ishte në gjendje të rëndë, pasi u sulmua më 15 dhjetor në një stacon treni.

Ish-portieri u nda nga jeta dje, ndërsa familja e tij njoftoi lajmin e hidhur me një deklaratë.


“Zemrat tona janë të thyera. Xhejms ishte një në një milion, shpirti i festës dhe nuk meritonte të largohej nga ne kaq shpejt dhe nën rrethana kaq të padrejta. Kujtimi i tij do të jetojë në jetën e djalit të vogël. Do të kërkonim për privacinë e familjes sonë, të respektohemi në këto momente ndërsa përjetojmë humbjen e të dashurit tonë Xhejms”, shkruhet ndër të tjera nga familja.

Hitçkok luante me Barton Taun, një skuadër gjysmë profesioniste në Angli. Liga e “Northern Counties East League” ka shtyrë të gjitha ndeshjet për këtë fakt.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion