FSHF përjashton 5 tifozë nga stadiumet, kërkon ndihmë nga policia

Sport

FSHF përjashton 5 tifozë nga stadiumet, kërkon ndihmë nga

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF vendosi të përjashtojë nga stadiumi për një afat të pacaktuar 5 tifozë për incidentet që u regjistruan në ndeshjen Vllaznia-Tirana, në fund të gushtit.

Sipas FSHF, 5 persona kanë shkelur ligjin për sportin me sjelljen e tyre dhe për këtë arsye një shkresë iu dërgua dhe policisë së shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

Vendimi i FSHF

Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:

Devid Arben Pesjaka

Shpëtim Ardian Xorxi

Shendi Roland Sata

Arben Petrit Sulaj

Mirash Irfan Lila

Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF, të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.

Një kopje e këtij vendimi t’i përcillet Policisë së Shtetit. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion