FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni – Shqipëri për shkak të kushteve atmosferike

Sport

FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni – Shqipëri

FSHF informon se organizimi i Fan Zone në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, i planifikuar për ditën e enjte, më 26 mars 2026, në kuadër të ndeshjes Play-Off për Kupën e Botës mes Polonisë dhe Shqipërisë, anulohet për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike që priten në Tiranë.

Kjo masë është marrë me qëllim sigurimin e mirëqenies dhe sigurisë së tifozëve dhe të gjithë pjesëmarrësve. FSHF falënderon tifozët për mirëkuptimin./Ballkan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion