Fitorja e Euro 2020 i sjell Italisë një minierë ari, FIGC përfiton nga UEFA plot 28,5 milionë euro

Sport

Fitorja e Euro 2020 i sjell Italisë një minierë ari, FIGC

Triumfi në “Euro2020” i sjell futbollit italian një të ardhme të ndritur, ky nuk është fundi, por vetëm fillimi i një cikli që premton akoma më shumë. Ky sukses i jep më shumë maturi dhe eksperiencë grupin që me aq delikatesë ndërtoi Mancini, por në të njëjtën kohë sjell dhe një minierë të vërtetë ari.

Mjafton të përmendim një detaj konkret, FIGC përfiton nga UEFA plot 28,5 milionë euro, një shumë e cila do të gjenerohet e gjitha në rritjen akoma më shumë të futbollit italian. Jo vetëm kaq, ky sukses pritet të ketë një efekt shumë të madh edhe në renditjen e FIFA-S ku Italia pritet të pozicionohet e katërta pas Belgjikës, Brazilit dhe Francës.

Fitorja e Euro 2020 i sjell Italisë një minierë ari, FIGC

Të mos harrojmë që Mancini tre vite më parë e mori në vendin e 20-të. Kjo e fundit, renditja e FIFA-s është shumë e rëndësishme për Italinë, me “azzurrët” që kërkojnë të qëndrojnë sa më lart edhe në vijim./BË

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion