U mundën nga Italia, Murinjo kritikon teknikun anglez: Nuk mund t’i lihet fati i një shteti një 19-vjeçari

Sport

U mundën nga Italia, Murinjo kritikon teknikun anglez: Nuk mund t’i

Ka përfunduar Kampionati Evropian Euro 2020 me Italinë që është fituesi e këtij turneu madhor për futbollin evropian.

U mundën nga Italia, Murinjo kritikon teknikun anglez: Nuk mund t’i

Azzurrët kanë arritur ta mposhtin Anglinë në penallti 3-2, pasi koha e rregullt dhe shtesa përfunduan baras 1-1.

Jadon Sancho dhe Marcus Rashford u inkuadruan në lojë në minutën e 119-të vetëm për penallti dhe i humbën ato. I pasaktë nga pika e bardhë ishte edhe talenti anglez Bukayo Saka që e humbi penalltinë vendimtare.

U mundën nga Italia, Murinjo kritikon teknikun anglez: Nuk mund t’i

E për finalen ka folur edhe trajneri i Romës, portugezi Jose Mourinho, duke kritikuar trajnerin anglez Gareth Southgate.Mourinho ka thënë se ka qenë shumë e vështirë që për talentin Saka të marrë atë përgjegjësi të madhe, duke goditur indirekt trajnerin anglez.

U mundën nga Italia, Murinjo kritikon teknikun anglez: Nuk mund t’i

“Saka kishte fatin e një vendi të tërë mbi supe. Mendoj se kjo është shumë për një djalosh të ri si ai, që të ketë gjithçka mbi supe në atë moment. Në të vërtetë, është gjithashtu shumë e vështirë për Rashford dhe Sancho të vijnë dhe të gjuajnë një penallti pas vetëm një prekje të topit”, tha Mourinho. /Telegrafi

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion